Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku u shqyrtua nen për nen projektligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Ky projektligj është pjesë e paketës së reformës në sistemin penitenciar dhe garanton një trajtim më të mirë të të drejtave të burgosurve, bën një riklasifikim të burgjeve, përcakton strukturën e sistemit penitenciar, sjell ngritjen e komisionit për rrezikshmërinë e të burgosurve dhe garanton një ekzekutim më të mirë të vendimeve penale.
Si pjesë e paketës së reformës në sistemin penitenciar ishte e nevojshme sjellja e ndryshimeve ligjore në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, konventat, rregullat evropiane të burgjeve, por njëkohësisht edhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.