Certifikohen 97 studentë të Klinikave të Ligjit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 03/12/2024

Certifikohen 97 studentë të Klinikave të Ligjit

Ministria e Drejtësisë ka certifikuar 97 studentë të Klinikave të Ligjit, të cilët përfunduan me sukses praktikën pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas gjatë periudhës Mars-Maj 2024. Gjatë kësaj periudhe, studentët zhvilluan aftësi thelbësore si analiza ligjore, kërkimi juridik, komunikimi profesional dhe etika, duke forcuar lidhjen mes edukatës dhe praktikës ligjore.

Angazhimi i tyre është një garanci shtesë për përmirësimin e aksesit në drejtësi për qytetarët dhe përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh të drejtësisë, të gatshëm për të sfiduar dhe trajtuar çështje ligjore me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.