Botimi i librit, z. Xhezair Zaganjori ceremoni promovimi me Avokatët e Shtetit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 13/02/2015

Botimi i librit, z. Xhezair Zaganjori ceremoni promovimi me Avokatët e Shtetit

“Standardet e Gjykimit Civil, Administrativ dhe Penal përmes vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë” është titulli i librit që ka për autor z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

 

Me këtë rast, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë është organizuar një ceremoni gjatë së cilës z. Zaganjori ka promovuar librin, ku të pranishëm ishin Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, zj. Alma Hicka si dhe stafi i Avokaturës së Shtetit.

 

Ministri i Drejtësisë gjatë fjalës së tij, vlerësoi botimin e këtij libri, si dhe shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë që Kryetari i Gjykatës së Lartë mori pjesë në këtë aktivitet. Z. Naço sugjeroi që të organizohen edhe aktivitete të tjera promovuese me aktorë të tjerë të drejtësisë.

 

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka e falenderoi Kryetarin e Gjykatës së Lartë për këtë takim dhe për nderin e veçantë që kanë Avokatët e Shtetit të njihen me këtë libër.

 

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Zaganjori gjatë prezantimit të tij theksoi rëndësinë e këtij botimi, i cili nëpërmjet unifikimit të praktikave synon të përmirësojë cilësisë në të gjitha shkallët e gjykimit, në uljen e volumit të punës në vendimmarrje pranë Gjykatës së Lartë,  si një hap përpara për drejtësinë në vendin tonë dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Botimi “Standardet e Gjykimit Civil, Administrativ dhe Penal përmes vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë” iu vu në dispozicion të gjithë Avokatëve të Shtetit nga Gjykata e Lartë, për përdorim dhe referim në mbrojtje të interesave pasurore të shtetit shqiptar.