Auditi i Brendshëm, fokusi më i ri në luftën kundër korrupsionit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/07/2018

Auditi i Brendshëm, fokusi më i ri në luftën kundër korrupsionit

 

 

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua Forumi i Dytë Konsultativ Kundër Korrupsionit, një bashkëpunim i Ministrisë së Drejtësisë dhe Projektit të Binjakëzimit me BE për luftën kundër korrupsionit me fokus auditin e brendshëm.

Zv.ministrja e Drejtësisë, znj. Teuta Vodo gjatë fjalës së saj u shpreh se “këtij komponenti të veçantë, i kemi dedikuar dy objektiva në Planin e Veprimit Antikorrupsion”.

Znj.Vodo theksoi se “që nga janari deri në prill të këtij viti janë paraqitur 14 propozime për ndryshime ligjore, rekomandime që synojnë përmirësimin e kornizës ligjore në kuadrin e brendshëm rregullativ të institucioneve. Kjo me synimin për forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike”.

Gjatë diskutimeve dolën në pah se pavarësia e auditimit, shtrirja e mekanizmave të kontrollit tw niveli i lartë ekzekutiv, që është dhe një nga rekomandimet e raundit të V-të të vlerësimit të GRECO dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve që kanë si mision kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm janë të nevojshëm është një shtysë në luftën kundër korrupsionit.