Bashkëqeverisja me qytetarët - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 30/04/2018

Bashkëqeverisja me qytetarët

Bashkëqeverisja me qytetarët

90 masa administrative për punonjësit që shkelën ligjin

Që prej muajit nëntor 2017 e deri në fund të muajit mars 2018, përgjatë një periudhe 5-mujore, 272 ankesa të ardhura në Platformën e Bashkëqeverisjes, në adrese të Hipotekës ose Aluiznit, janë zgjidhur me rezultate konkrete për qytetarët, duke i pajisur ata me dokumentin e kërkuar të pronësisë. Për çdo ankesë dhe çdo praktikë të qytetarëve që është zgjidhur, është kryer një analizë e detajuar, e cila ka identifikuar personat përgjegjës për moszgjidhjen e tyre në kohë. Si rezultat i kësaj analize, 35 shkarkimeve të lajmëruara më parë, ju shtohen edhe 46 shkarkime të tjera të punonjësve të Hipotekës më së shumti dhe ALUIZNIT, janë paralajmëruar për shkarkim nga detyra 15 punonjës të tjerë. Për 29 punonjës të tjerë të administratës është marrë masa administrative “Vërejtje me shkrim”. Ministria e Drejtësisë fton të gjithë qytetarët që ndeshen me pengesa, që të drejtohen pa ngurrim në platformën e bashkëqeverisjes Shqiperiaqeduam.al. Sa më shumë të na kërkojnë llogari qytetarët e zakonshëm, për shfaqjet e abuzimit në zyrat e shërbimeve ndaj tyre, aq më shumë mund të bëjmë së bashku, për t’i pastruar pa humbur kohë zyrat nga aktorët negative të këtyre shfaqjeve.