Reformë në sistemin e burgjeve - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 30/04/2018

Reformë në sistemin e burgjeve

Reformë në sistemin e burgjeve

Masa kundër ekstremizmit të dhunshëm

Qeveria Shqiptare ka miratuar të gjitha dokumentet strategjike, në mbështetje të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, siç janë Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Plani i Veprimit, si dhe ka ngritur Qendrën e Koordinimit të Ekstremizmit të Dhunshëm. Në këtë kuadër Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në ka organizuar konferencën me temë “Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që çojnë në Terrorizëm në Burgje dhe në Shërbimin e Provës”. Në këtë kuadër, reforma në sistemin penitenciar, ku për herë të parë drejtuesit e IEVP-ve u zgjodhën nëpërmjet një konkursi të hapur dhe publik, plotësohet me mënyrën krejtësisht të re të rekrutim-trajnimit për stafet e të gjitha niveleve të tjera në burgje. Ndërsa, lidhur me përgatitjen e stafit të burgjeve për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, aktualisht, janë trajnuar rreth 110 punonjës nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit, të cilët kanë mësuar specifikat e fenomeneve të të burgosurve, të dënuar për vepra të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.