Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pret në takim Z. Sylë Ukshini, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 21/09/2017

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pret në takim Z. Sylë Ukshini, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri.

 

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, priti ditën e sotme në një takim kortezie Z. Sylë Ukshini, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë. Z. Ukshini, duke uruar znj. Gjonaj për detyrën si Ministre e Drejtësisë, përcolli gjithashtu urimet nga ana e homologut Kosovar.

Takimi u fokusua mbi vazhdimësinë dhe përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Qeverisë Shqiptare dhe asaj Kosovare. Ministrja Gjonaj vlerësoi bashkëpunimin duke shprehur angazhimin e saj besimplotë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy ministrive homologe në fushën e drejtësisë.

Në fund të takimit, në emër të Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Z. Ukshini i përcolli Ministres ftesën për një vizitë në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë, që u mirëprit nga Ministrja Gjonaj.