Në Ministrinë e Drejtësisë është prezantuar ditën e sotme, Grupi i Punës me Ekspertë për Reformën në Fushën e Drejtësisë (Komisioni Këshillimor i Reformës Ligjore), si një element i rëndësishëm i reformës ligjore dhe institucionale, krijimi dhe funksionimi i të cilit është i organizuar në disa nëngrupe pune sipas fushave kryesore të së drejtës.
Ky mekanizëm i ri do të synojë t’i ofrojë ekzekutivit dhe Ministrisë së Drejtësisë kontribute sistematike dhe thellësisht profesionale për identifikimin dhe ndjekjen e ecurisë së reformës legjislative dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Komisioni për Reformën Ligjore do të jetë një bërthamë profesionale, për debatimin dhe dhënien e konsulencës në hartimin e programeve dhe strategjive afatmesme dhe afatgjata të reformës së drejtësisë, dhe të legjislacionit, si dhe për vlerësimin e projektakteve të rëndësishme normative.
Komisioni i Reformës Ligjore përbëhet nga 14 anëtare të emëruar nga Kryeministri, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, për një periudhë 2 vjeçare, me të drejtë riemërimi, ndërmjet juristëve më me përvoje, veprimtarë aktivë dhe të njohur në fushën e mësimdhënies dhe ushtrimit të funksioneve e veprimtarive profesionale; dhe juristë me aftësi të spikatur, veçanërisht ndërmjet atyre të arsimuar ose me përvojë në ushtrimin e profesionit jashtë vendit, apo si ekspertë pranë institucioneve të huaja që veprojnë në Shqipëri.
Për zhvillimin e një debati profesional sa më të specializuar dhe për përgatitjen apo dhënien e mendimeve sipas fushave të së drejtës, krahas mbledhjeve të përgjithshme të Komisionit, do të ketë edhe një ndarje të veprimtarive në 4 nën grupe pune (nënkomisione) sipas kategorive vijuese të fushave të së drejtës:
Lista e anëtarëve te Grupit Këshillimor të Ministrit të Drejtësisë, Z. Nasip Naço
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.