Vizita në SHBA, Ministri Naço takon Drejtorin e Interpol Washington, z. Shawn Bray - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 02/04/2014

Vizita në SHBA, Ministri Naço takon Drejtorin e Interpol Washington, z. Shawn Bray

Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës pritet të ketë disa takime të rëndësishme të nivelit të lartë.

 

Ministri Naço e ka nisur axhendën e takimeve me Drejtorin e Interpol Washington, z. Shawn Bray, gjatë të cilit është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh në fushën e drejtësisë.

 

Ndërsa e ka vënë theksin në faktin se krimi nuk njeh kufi, Ministri Naço ka shprehur interesin e tij në lidhje me intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha me interest të përbashkët, të cilat do të ndihmonin në konsolidimin e përpjekjeve për forcimin e shtetit ligjor.

 

Të shkëlqyera janë konsideruar nga  z. Bray marrëdhëniet e deritanishme ndërsa ka shprehur gatishmërinë për vijimin e partneritetit edhe në të ardhmen.