Projektligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të para burgosurve”, sjell disa risi të cilat do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në:
(i) Ndërmarrjen për herë të parë të iniciativave private dhe financiare, të njohura ndryshe si institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale, e cila erdhi për disa arsye si:
Në këtë ndërmarrje të re, shteti është në cilësinë e rregullatorit të këtij shërbimi që do të ofrohet nga ente private.
(ii) Përmirësimin e trajtimit të personave që kryejnë dënimin, por edhe në parandalimin e recidivizmit, përmes ri-integrimit të shpejtë të këtyre personave në shoqëri.
(iii) Përcaktimin e kritereve të veçanta për trajtimin e të miturve, grupmoshat 18-21 vjec, si dhe gratë, që kanë të bëjnë me parandalimin e çdo akti dhune që sjell dëmtim fizik, seksual apo psikologjik.
(iv) U njihet e drejta e punësimit të paraburgosurve dhe të dënuarve, duke ju ofruar mundësi punësimi në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me të drejta të barabarta si çdo qytetar tjetër.
(v) Krijimin e lehtësirave të veçanta për të miturit gjatë kryerjes së dënimit, të cilat përfshijnë programe arsimore, profesionale dhe riintegruese.
(vi) Respektimin e të drejtave të paraburgosurve ose të dënuarve të huaj dhe pa shtetësi të cilat kanë të bëjnë me shmangien e diskriminimit, zgjidhjen e problemeve specifike, me të cilat përballen këta persona në institucionet përkatëse.
(vii) Për herë të parë krijohen seksione të veçanta për trajtimin e personave që gëzojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
(viii) Garantimi i standardeve që lidhen me ofrimin e shërbimit mjekësor nga seksionet mjekësore të posaçme, përfshirjen e të paraburgosurve dhe të dënuarve në statusin e personave joaktivë, të cilët mund të përfitojnë nga të drejtat që rrjedhin nga skema e shërbimit të detyrueshëm.
(ix) Në këtë projektligj është parashikuar një kapitull i veçantë në lidhje me trajtimin e të paraburgosurve, fokusuar kjo në :
(x) Përcaktimin e procedurave të sakta e transparente në lidhje me dhënien e lejeve të veçanta dhe shpërblyese, nëpërmjet të cilave është bërë e mundur:
(xi) Trajtimi i të miturve të dënuar, të mbështetet në parimin e interesit më të lartë të fëmijës, detyrim ky që rrjedh nga Komiteti i Gjenevës.
Duke u bazuar në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” si dhe në Raportin Progresin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, një fokus i veçantë në parashikimet e projektligjit i është kushtuar të drejtave dhe trajtimit të të miturve të dënuar, të kategorisë së personave me çrregullime të shëndetit mendor dhe të kategorisë së personave me aftësi të kufizuar.
Gjithashtu është parashikuar që:
Krahas reformave të deritanishme lind si domosdoshmëri dhe ndërmarrja e iniciativave ligjore për këtë qëllim, të cilat do të kenë një impakt pozitiv në drejtim të:
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.