31 Tetor, mblidhet tryeza e punës "Për një drejtësi të reformuar, 2014-2020" - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 14/10/2014

31 Tetor, mblidhet tryeza e punës “Për një drejtësi të reformuar, 2014-2020”

Ministria e Drejtësisë do të organizojë në datën 31.10.2014 një tryezë punë, mbi reformën në drejtësi, në vijim të iniciativave për ta bërë këtë proces sa më gjithëpërfshirës.

Duke vlerësuar kontributin e të gjithë aktorëve të sistemit dhe në zbatim të rekomandimeve të lëna gjatë konferencës së 6 tetorit, kjo tryezë pune vlerësohet si një nismë efektive për thellimin e reformave në drejtësi, por edhe si një element i rëndësishëm drejt suksesit të proceseve integruese.

Të pranishëm në këtë tryezë pune do të jenë përfaqësues edhe në nivel politik, ndonëse vendin kryesor do ta ketë përfaqësimi i ekspertëve në nivel teknik.

Pjesë e rëndësishme e tryezës janë edhe partnerët ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian, OSBE, Komisioni i Venecias, EURALIUS, OPDAT, USAID, PAMEKA, etj, të cilët prej vitesh asistojnë reformën në drejtësi

 

Gjatë kësaj tryeze pune, ndër të tjera do të parashtrohen për diskutim edhe konkluzionet e paraqitura gjatë konferencës së fundit, për të finalizuar një plan-veprimi afatgjatë për reformën në drejtësi 2014-2020.