Më tej gjatë takimeve z. Naço është pritur edhe nga kryeprokurori i Shtetit, z. Sylë Hoxha.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në fushat e sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë në sistemin prokurorial, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm.
Kryeprokurori i Shtetit, e ka njohur Ministrin Naço për organizimin e sistemit prokurorial të Kosovës, me punën që janë duke e bërë prokuroritë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe të gjitha veprave të tjera të kundraligjshme.
Z. Hoxha ka thënë se përkundër bashkëpunimit të mirë që ekziston në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ka vend për thellim të bashkëpunimit, në mënyrë që lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmin të jetë me efikase.
Në anën tjetër, ministri Naço pasi ka vlerësuar bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri në fushën e sistemit prokurorial, por edhe të atij të drejtësisë në përgjithësi, ka thënë se sistemet e drejtësisë së dy vendeve kanë hapësirë për thellim të bashkëpunimit në disa fusha, në veçanti në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Gjithashtu, Ministri Naço u prit në takim edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.
Gjatë diskutimit, Ministri Naço nënvizoi rëndësinë e respektimit të vendimeve të gjykatave të të gjitha niveleve si parakusht për forcimin e shtetit ligjor në çdo vend dhe bëri një prezantim të shkurtër të reformave që po ndërmerren në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.
Ndërsa e njohu Ministrin Naço me punën e deritashme të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke veçuar disa prej vendimeve më të rëndësishme të këtij institucioni, z. Hasani e vuri theksin tek rëndësia e lartë në shkëmbimin e përvojave të ndërsjella të të dyjave vendeve në fushën e drejtësisë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.