HAPEN THIRRJET PËR TË APLIKUAR NË PROGRAMIN E DREJTËSISË PËR VITIN 2025 - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 16/12/2024

HAPEN THIRRJET PËR TË APLIKUAR NË PROGRAMIN E DREJTËSISË PËR VITIN 2025

Komisioni Evropian hap thirrjet për të marrë pjesë në Programin e Drejtësisë, për vitin 2025.

Thirrja përfshin 2 (dy) tematika:

  • Thirrje për propozime për grante veprimi për të mbështetur projektet transnacionale për trajnimin gjyqësor që mbulon ligjin civil, ligjin penal ose të drejtat themelore dhe;
  • Thirrje për propozime për grante veprimi për të promovuar bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe penale.

Marrëveshja është ratifikuar me Ligjin nr. 65/2024 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Drejtësisë”.

Për informacione më të detajuara, më poshtë linku zyrtar.