Shqipëria dhe Kosova finalizojnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të Ndërmjetësve, Manja: Hap historik për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 03/12/2024

Shqipëria dhe Kosova finalizojnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të Ndërmjetësve, Manja: Hap historik për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

Shqipëria dhe Kosova kanë bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, duke finalizuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të profesionit të Ndërmjetësit. Në një ceremoni të mbajtur në Kryeministri, në prani të përfaqësuesve të të dy qeverive dhe trupit diplomatik, u nënshkrua marrëveshja teknike mes dhomave të ndërmjetësimit, mbështetur nga vullneti politik i përbashkët.

Kjo marrëveshje synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në drejtësi, duke promovuar zgjidhje më të shpejta, efikase dhe pa kosto për konfliktet, si dhe duke reduktuar ngarkesën mbi gjykatat. Ajo shërben si një model i shkëmbimit të ekspertizës dhe përforcimit të lidhjeve profesionale mes dy vendeve. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e vlerësoi këtë marrëveshje si një moment historik, duke theksuar rëndësinë e saj në konsolidimin e drejtësisë bashkëkohore mes Shqipërisë dhe Kosovës.