Ulsi Manja takim me kryeprokuroren belge: Partnerë në luftën kundër krimit të organizuar - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/11/2024

Ulsi Manja takim me kryeprokuroren belge: Partnerë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti Znj. Ann Fransen, Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, dhe delegacionin shoqërues të prokurorëve dhe magjistratëve.

Takimi nxori në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Belgjikës, si në nivel politik, ashtu edhe në bashkëpunimin ndërgjyqësor dhe ndërinstitucional. Pala belge vlerësoi punën e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, duke e konsideruar këtë angazhim si një shembull të Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi drejtësie të fortë dhe efikas.

Ministri Manja dhe delegacioni belg diskutuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, ministrive dhe agjencive të zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Ky takim riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për një sistem drejtësie të fortë dhe për një shoqëri më të sigurt, në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.