Ministri Naço vizitë inspektuese në ZVRPP Vlorë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/03/2015

Ministri Naço vizitë inspektuese në ZVRPP Vlorë

Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka kryer një vizitë pune inspektuese në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, ku gjatë një takimi të shkurtër me punonjësit e kësaj zyre, tërhoqi vëmendjen për më shumë angazhim në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve.
“Sigurisht që një nga objektivat e Ministrisë së Drejtësisë është dhe përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe ardhja ime në këtë institucion, pikërisht atjet ku ofrohet shërbim për qytetarët, më la të kuptojë nga kushtet që gjeta se ato nuk janë të përshtatshme. Veç faktit që një pjesë e administratës mungonte dhe nuk ndodhej në punë, është bërë praktikë që ditën e premte të mbyllet dera për qytetarët dhe kjo gjë më la një shije të hidhur. Që nga nesër, sëbashku me stafin e Ministrisë së Drejtsisë dhe Zyrës Qëndrore të Regjistrimit, do të analizojmë gjëndjen e kësaj zyre, si dhe informacionet që vijnë qoftë në portalin antikorrupsion, ashtu edhe informacionet që vijnë nga institucioneve të tjera, për mosdhënie në kohë të shërbimit ndaj qyetarëve. Natyrsisht ajo që duhet të ndryshojë është sjellja ndaj ligjit, në mënyrë që të mos ketë abuzime me dokumentacionin dhe çertifikatat që kjo zyrë jep. Sikurse e dini, Task Forca e ngritur me urdhër të Kryeministrit ka evidentuar shkelje të dukshme të kryera më parë në këtë zyrë dhe është bërë kallëzimi përkatës për drejtuesit e dhe ish punonjësit. Nuk mund të lë pa evidentuar volumin tejet të madh të punës që ka kjo zyrë, por në intresin tim është shërbimi ndaj qytetarëve, përgjigja në kohë dhe të mos ketë zvarritje, në mënyrë që bisedat për zgjidhjen e problemeve të qyetarëve të mos kryehen në lokale jashtë orarit zyrtar. Shqetësimet do t’i bëhem me dije Kryeregjistruesit dhe Bordit Drejtues të ZQRPP, të cilët do të analizojnë hollësisht gjëndjen dhe do të dalin me konkluzionet përkatëse”, theksoi z. Naço