Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti në një takim ambasadorin britanik, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të kryesuar nga gjyqtari britanik i njohur, LJ Dingermans.
Pas përfundimit të takimit dy-palësh, Ministri Manja u shpreh se ishte një takim produktiv dhe se ky takim do të sjellë zhvillime pozitive për sistemin e drejtësisë.
“Ishte një takim produktiv për të dyja palët. Diskutuam shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërmjet vendeve tona, mbështetjen e reformës në drejtësi dhe forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu, do të kemi mbështetjen e britanikëve në digjitalizimin e sistemit të drejtësisë dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, që të jenë në lartësinë e sfidave të kohës. E thënë shkurt, do të kemi zhvillime shumë pozitive që do e ngrejnë në një tjetër nivel bashkëpunimin ndërmjet sistemeve gjyqësore të dy vendeve tona”, – tha Manja në përfundim të takimit.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.