Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u prit sot në Hagë nga dy personalitete të larta të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Presidenti i GJNP z. Piotr Hofmański dhe z. Osvaldo Zava Giler, Kancelari i GJNP.
Ministri Manja theksoi bashkëpunim e shkëlqyer dhe pas takimit u shpreh se: “Vizita në shtëpinë e drejtësisë në Hagë është përherë një mundësi reflektimi për një botë më të drejtë dhe pa konflikte. Vendi ynë si mbështetës i Statutit të Romës dhe akteve të tjera ndërkombëtare në lidhje me krimet e luftës, genocidit, iu bashkua që në fillim kësaj iniciative dhe nesër bëhet shtet nënshkrues i Konventës Lubjanë-Hagë!”
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.