Ministria e Drejtësisë ka iniciuar dhe prioritizuar procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030.
Kjo nismë novatore gjithëpërfshirëse, e diktuar nga nevoja për avancimin e agjendës Evropiane të Shqipërisë, synon të përafrojë legjislacionin tonë vendas më të BE-së me qëllim adresimin e nevojave të viktimave të krimit.
Ministria e Drejtësisë po udhëheq me përkushtim punën për hartimin dhe intensifikimin e këtij dokumenti strategjik i fokusuar posaçërisht në forcimin e standardeve të të drejtave të viktimave të krimit për të garantuar nëpërmjet shtyllave kryesore:
1️⃣Përfshirjen e veprimeve aktive që targetojnë viktimat e krimit dhe synojnë fuqizimin e tyre nëpërmjet bashkëpunimit institucional.
2️⃣Koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të zbatimit të mekanizmave mbrojtës dhe rehabilitues së viktimave të krimit.
3️⃣Shkëmbim të praktikave më të mira ndërmjet shteteve anëtare të BE-së për mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave
4️⃣Integrimin e perspektivës gjinore në hartimin dhe zbatimin e strategjisë.
Ministria e Drejtësisë, në kuadër të gjithëpërfshirje dhe transaparencës, mirëpret komente dhe sugjerime me qëllim përmirësimin e këtij dokumenti strategjik.
Paketa strategjike ndodhet për konsultim public në linkun: https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/652
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.