Jemi larg me distancë, por të afërt si miq!
Sot, Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka pritur në një takim shumë produktiv Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.
Pavarësisht distancës gjeografike, marrëdhëniet tona janë të forta dhe miqësore.
Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Ministrja shprehu vlerësimet e saj pozitive për vendin tonë dhe riafirmoi mbështetjen e Kanadasë për reformën në drejtësi.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja shprehu gatishmërinë për të ofruar ekspertizë në negociatat me BE-në, veçanërisht në çështje të rëndësishme si mjedisi, siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit.
Ky takim krijoi terrenin për projekte konkrete në fushën e të drejtave të njeriut dhe transparencës. Kemi besimin se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kanadasë do të përforcohet edhe më shumë falë urave të reja që lidhin të dyja vendet.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.