Ministri i Drejtësisë së Kosovës përcjell urimet për Ministrin Manjani - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 17/11/2015

Ministri i Drejtësisë së Kosovës përcjell urimet për Ministrin Manjani

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Prof. Dr Hajredin Kuçi i ka përcjellë zyrtarisht urimin e tij, Ministrit të ri të Drejtësisë z. Ylli Manjani.

Në urimin e tij, z. Kuçi shpreh vlerësimet për ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit dypalësh, ndërsa ka shprehur besimin për vazhdimësinë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi gjatë mandatit të Ministrit Manjani.

 

Më poshtë mesazhi i plotë i Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi

 

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit tuaj si Ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë.

Me përkushtimin tuaj drejt fuqizimit të shtetit të së drejtës, ju do të kontribuoni me tutje edhe në fuqizimin e besimit të pub1ikut ndaj institucioneve të drejtësisë. Njëkohësisht, funksionimi i mirëfilltë i sistemit të drejtësisë të Republikës së Shqipërisë ka efekt pozitiv në tërë rajonin, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimi i ndërsjellë jane të shkë1qyeshme. Unë jam veçanërisht fa1enderues për nive1in e bashkëpunimit në mes të ministrive tona dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të thellohet në vazhdimësi gjatë mandatit tuaj si Ministër i Drejtësisë.

Shpreh gatishmërinë time dhe të institucionit që unë drejtoj për të vazhduar bashkëpunimin përtej fushave në të cilat tani veçse kemi bashkëpunim, me qëllim të forcimit edhe më tutje të sundimit të rendit dhe 1igjit në Shqipëri dhe Kosovë.

Dëshiroj që edhe njëherë t’ju përcjell urimet e mia për marrjen e detyrës suaj të re dhe t’ju dëshiroj suksese të njëpasnjëshme gjatë mandatit tuaj si Ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë.

Duke mbetur me shpresën për një takim të përbashkët së shpejti, ju 1utem pranoni, z. Manjani, konsideratat e mia me te larta.”