Ministria e Drejtësisë po harton Kodin e ri Penal me synim që të sigurojë modernizim dhe harmonizimin e legjislacionit penal, si dhe përputhshmërinë me acquis-në e BE-së dhe standardet ndërkombëtare në fushën penale.

 

Nëse jeni studiues në fushën e së drejtës por edhe disiplina të tjera, në Shqipëri apo kudo tjetër në botë dhe keni botuar vitet e fundit punime kërkimore në lidhje me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ose çështje për të cilat mund të kërkohen ndryshime në Kodin Penal, Ministria e Drejtësisë ju fton të dërgoni punimin tuaj kërkimor:

Ministria e Drejtësisë mirëpret çdo punim dhe është e gatshme të marrë në konsideratë gjetjet e punimeve tuaja.