Ministri i Drejtësisë i ftuar në Universitetin Europian të Tiranës ku bashkë me studentë e pedagogë diskutuan për mbrojtjen e pronës, si një nga të drejtat më të rëndësishme që gëzon mbrojtje nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar.
Ky takim vjen në kuadër të çeljes së një kursi profesional që do të pajisë me njohuri juristët e Kadastrave, topografët dhe avokatët që merren me çështjet e pronësisë. Veçojmë dhe vlerësojmë interesin e studentëve në këtë bashkëbisedim të frutshëm.
Ministri i Drejtësisë, solli në vëmendjen e auditorit Ndërmjetësit e Pasurive të Paluajtshme si një profesion i lirë i certifikuar nga ministria, duke specifikuar veprimtarinë e tyre si një siguri për qytetarët në transaksionet e pasurive të paluajtshme ose të drejtave reale mbi to.
Në rritjen e transparencës dhe të sigurisë së pronës ka ndikuar edhe projekti i digjitalizimit të Kadastrës.
Sot, me ndryshimet ligjore, Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka më asnjë pengesë për vijueshmërinë e procesit të njohjes dhe kthimit të pronës si dhe të kompensimit të saj. Pronarit të shpronësuar do t’i kthehen të drejtat e tij.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.