Shkarkohet nga detyra Drejtori i IEVP Tepelenë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 25/11/2015

Shkarkohet nga detyra Drejtori i IEVP Tepelenë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se është shkarkuar nga detyra Drejtori i IEVP Tepelenë (Bënçë), Avni Sula.

 

Masa është dhënë pas një inspektimi të kryer së fundmi në këtë institucion dhe shkeljeve të konstatuara nga grupi i inspektimit të DPB. Shkarkimi u bë me motivacionin “Shkelje në detyrë” të kryera nga ana e drejtorit Sula, në menaxhimin jo të duhur të punës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Bënçë, Tepelenë.

 

Shkarkimi vjen një ditë pas mbledhjes së thirrur nga Ministri i Drejtësisë me të gjithë drejtuesit e sistemit të burgjeve, ku mes të tjerash Ministri u kërkoi atyre shërbim me transparencë, në të kundërt masa të ashpra do të merreshin ne vazhdim.

 

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto, theksoi në fjalën e tij gjatë mbledhjes, se monitorimi i burgjeve do të intensifikohet më tej, ndaj zbatimi i  detyrave duhet të mos neglizhohet nga askush dhe për asnjë arsye.