Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ka pritur sot në një takim kortezie, ish Presidentin kroat z. Stjepan Mesić.
Gjatë takimit, z. Mesić e ka uruar z. Manjani për deryrën e re dhe e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm rolin e një Ministri Drejtësie në një shtet, veçanërisht në kushtet kur ende sistemi është në një periudhë tranzicioni dhe ndryshimesh të thella.
Z. Mesić ka vlerësuar pozitivisht ndryshimet e pësuara në kryeqytetin shqiptar, duke venë në dukje se duhet vijuar puna në drejtim të shndërrimit të mëtejshëm të Tiranës në një metropol të mirëfilltë evropian.
Z. Manjani e ka vlerësuar vizitën e z. Stjepan Mesić dhe e ka ftuar atë që përmes figurës së rëndësishme dhe personalitetit të tij të mund të ndikojë në përafrimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Z. Mesić i cili po viziton Tiranën në një vizitë disa ditore, në kuadër të disa projekteve me rëndësi, është pritur nga personalitete të larta të vendin.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.