Në shtëpinë e Europës në Tiranë, në kuadër të Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit, diskutuam mbi sfidat dhe rrugëtimin që kemi përpara në mbrojtjen e viktimave të krimit në vendin tonë.Strategjia ndërsektoriale e mbrojtjes së viktimave të krimit 2024-2030, synon të përafrojë legjislacionin tonë vendas me Aquis të BE-së dhe të parashikojë masa për bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të zbatimit të mekanizmave mbrojtës dhe rehabilitues të viktimave të krimit.
Kjo strategji nuk duhet të jetë një “strategji në letër për strategji” por një dokument i zbatueshëm për mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të krimit.Ajo ka nevojë për kontributet e të gjithë profesionistëve të ligjit, organizatat e shoqërisë civile që meren me trajtimin e viktimave të krimit, studentë të drejtësisë dhe shkencave sociale që studiojnë brenda dhe jashtë vendit, por dhe ekspertë ndërkombëtarë që asistojnë Ministrinë e Drejtësisë!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.