Njoftohen të gjithë të interesuarit se kanë filluar regjistrimet për provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë dhe ndihmës ligjorë për vitin akademik 2023-2024. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/02/2023

Njoftohen të gjithë të interesuarit se kanë filluar regjistrimet për provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë dhe ndihmës ligjorë për vitin akademik 2023-2024.

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se në datë 1 shkurt 2023, fillojnë regjistrimet për provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë për vitin akademik 2023-2024.

Numri i vendeve vakante për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2023-2024, do të jetë 80 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 40 profili prokurorë, si dhe 15 kandidatë për ndihmës ligjorë.

Regjistrimi i kandidatëve për magjistratë dhe ndihmës ligjorë do të bëhet në sekretarinë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 shkurt – 28 shkurt 2023, nga ora 9.00 – 14.00, nga e Hëna në të Premte (Godina e re, “Poli i Drejtësisë”, rruga “Ana Komnena”, Tiranë).

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit:

www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës në adresën e e-mail-it info@magjistratura.edu.al