“Të rinj, të reja, ekspertë, profesionistë të drejtësisë dhe korrektësisë ndaj qytetarit: APLIKONI për të qenë pjesë e luftës kundër korrupsionit si koordinatorë të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Nuk do të jetë luftë e lehtë, por bashkë me ju si koordinatorë, bashkë me njerëzit e zakonshëm, dhe me mbështetjen e fortë të qeverisë, do të ndëshkojmë çdo zyrtar që pushtetin e përdor për përfitime të pandershme e të paligjshme, duke na armiqësuar me qytetarët. Nuk ka kompromis! Aplikoni tani.”
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.