SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË SUBJEKTEVE TË INTERESUARA PËR TË REALIZUAR PROGRAMIN E DETYRUESHËM TË TRAJNIMIT PËR KANDIDATËT PËR NDËRMJETËS TË PASURIVE TË PALUAJTSHME - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/09/2022

SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË SUBJEKTEVE TË INTERESUARA PËR TË REALIZUAR PROGRAMIN E DETYRUESHËM TË TRAJNIMIT PËR KANDIDATËT PËR NDËRMJETËS TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Me ligjin nr. 9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe aktet nënligjore të nxjerra në funksion dhe për zbatim të tij, si një risi në legjislacionin shqiptar është rregulluar procedura për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.

 Ndër të tjera në këtë ligj është parashikuar se kandidatët për ndërmjetës do të ndjekin një program të detyrueshëm trajnimi, i cili do të  zhvillohet për një kohëzgjatje prej jo më pak se 60 orësh dhe ka si qëllim aftësimin e tyre me njohuritë e duhura profesionale për ushtrimin e veprimtarisë e veçanërisht për të raportuar transaksionet e dyshimta me pasuritë e paluajtshme, të cilat mund të kenë si qëllim realizimin e pastrimit të parave ose financimin e terrorizmit, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Në pikën 2, të nenit 9 të Ligjit nr. 9/2022, parashikohet se “2. Programi i detyrueshëm i trajnimit realizohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, nga institucione të arsimit të lartë të akredituara sipas ligjit ose nga shoqatat profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme pas miratimit nga ministri.” 

 Në zbatim të kësaj dispozite ligjore ftojmë të gjitha subjektet që janë të interesuara për të realizuar  programin e detyrueshëm të trajnimit, i cili duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

  1. Programi i detyrueshëm i trajnimit fokusohet në zhvillimin e kompetencave profesionale të kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, aftësive praktike, si dhe vlerat etike të tyre, si më poshtë:
  2. a) ngritja dhe forcimi i kapaciteteve profesionale mbi legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar;
  3. b) hartimi i akteve përkatëse në funksion të ushtrimit të kompetencave, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  4. c) respektimi i rregullave etike;

ç) përshtatja me rrethana dhe situata specifike gjatë ushtrimit të profesionit;

  1. d) zhvillimi i aftësive në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme;
  2. dh) zhvillimi i aftësive sociale; e) zhvillimi i praktikave me institucionet e ndërlidhura me punën e tyre;

ë) zhvillimi i kapaciteteve hulumtuese, organizative dhe menaxhuese.

  1. Kompetencat e mësipërme zhvillohen nëpërmjet moduleve të trajnimit, të përcaktuara në Aneksin nr.1, bashkëlidhur Rregullore e programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, miratuar me Urdhër Nr. 184, datë 04.05.2022 të Ministrit të Drejtësisë, si dhe trajnimit praktik sipas detyrave të përcaktuara nga trajnerët.
  2. Programi i detyrueshëm i trajnimit përbëhet të paktën nga temat mbi:
  3. a) Kodin Civil;
  4. b) legjislacionin për ndërmjetësimin e pasurive të paluajtshme;
  5. c) legjislacionin për pasuritë e paluajtshme;

ç) Kodin e Etikës Profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme;

  1. d) legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit;
  2. dh) të drejtën tregtare;
  3. e) etikën profesionale;

ë) tema të tjera të përcaktuara nga institucionet trajnuese në fushën e ndërmjetësimit te pasurive të paluajtshme.

  1. Koha e zhvillimit të programit të detyrueshëm të trajnimit për përfitimin e njohurive profesionale, teorike dhe praktike në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme është për jo më pak se 60 orë.

 

Për sa më sipër, shprehjet e interesit të paraqiten pranë Ministrisë së Drejtësisë brenda afatit 10 ditor.