Komisoni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Bazuar në parashikimet ligjore të ligjit  nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, si dhe të VKM-së nr. 434, datë 15.07.2021 “Për përcaktimin e kritereve për zgjedhjen e anëtarve si dhe rregullave të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, është konstituuar dhe ka filluar funksionimin Komisioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, me anëtarësi si më poshtë vijon:

 

  1. Znj. Vasilika Hysi, Kryetarja e Komisionit, Përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;
  2. Z. Arben Prifti, Zëvendëskryetar, Përfaqësues  i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë;
  3. Znj. Antoneta Njehrrena, Anëtar, Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  4. Znj. Edlira Abazi, Anëtar, Përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë;
  5. Znj. Eva Bica, Anëtar, Përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  6. Z. Fjorald Guri, Anëtar, Përfaqësues i Presidencës;
  7. Z. Genc Gjoncaj, Anëtar, Përfaqësues i Kuvendit;
  8. Z. Romir Cufe, Anëtar, Përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme;
  9. Znj. Monika Meça, Anëtar, Përfaqësues i Kryeministrisë.

 

Komisioni është organ këshillimor pranë ministrit të Drejtësisë, i krijuar për të ndjekur zbatimin e ligjit në ekzekutimin e vendimeve penale dhe mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve, që organizohet dhe funksionon në përputhje me parashikimet e ligjit nr.79/2020, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” dhe të VKM-së nr.434, datë 15.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për zgjedhjen e anëtarëve.

Baza ligjore e ushtrimit të veprimtarisë së këtij Komisioni është:

 

  1. Ligji nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”,
  2. VKM nr. 434 ,datë 15.07.2021  “Për përcaktimin e kritereve për zgjedhjen e anëtarëve si dhe të rregullave  të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.