SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË KANDIDATËVE TË INTERESUAR PËR T’U ZGJEDHUR SI KOORDINATOR NË INSTITUCIONET PJESË E RRJETIT KUNDËR KORRUPSIONIT - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 23/11/2021

SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË KANDIDATËVE TË INTERESUAR PËR T’U ZGJEDHUR SI KOORDINATOR NË INSTITUCIONET PJESË E RRJETIT KUNDËR KORRUPSIONIT

Të rinj, të reja, ekspertë, profesionistë të drejtësisë dhe korrektësisë ndaj qytetarit: APLIKONI për të qenë pjesë e luftës kundër korrupsionit si koordinatorë të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk do të jetë luftë e lehtë, por bashkë me ju si koordinatorë, bashkë me njerëzit e zakonshëm, dhe me mbështetjen e fortë të qeverisë, do të ndëshkojmë çdo zyrtar që pushtetin  e përdor për përfitime të pandershme e të paligjshme, duke na armiqësuar me qytetarët. Nuk ka kompromis! APLIKONI TANI