Ministri z.Ulsi Manja priti ambasadoren e Greqisë znj.Sophia Philippidou - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 17/10/2021

Ministri z.Ulsi Manja priti ambasadoren e Greqisë znj.Sophia Philippidou

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja dhe ambasadorja e Greqisë, znj.Sophia Philippidou vlerësuan se “kur takohen dy fqinjë ka gjithmonë tema për të diskutuar”.

Z.Manja priti në ministrinë e Drejtësisë ambasadoren e vendit fqinj znj.Philippidou dhe bashkarisht shkëmbyen pikëpamje të vlefshme për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Gjatë takimit me ambasadoren greke znj.Philippidou, ministri z.Manja tha se u identifikuan disa fusha bashkëpunimi për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e kapaciteteve ligjore për procesin e integrimit.

Z.Manja dhe ambasadorja znj.Philippidou diskutuan mbi bashkëpunimin për ngritjen e një sistemi online konsultimi ligjor me studentët shqiptarë, por jo vetëm, që studiojnë në fakultetet e drejtësisë në Greqi, si një mundësi e mirë në diskutimet për Kapitullin 23 gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian.