Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja priti homologen e Kosovës znj.Albulena Haxhiu - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/10/2021

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja priti homologen e Kosovës znj.Albulena Haxhiu

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja priti homologen e Kosovës znj.Albulena Haxhiu

 

Reforma në Drejtësi dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe në Kosovë ishin temë kryesore e bisedimeve mes ministrave të Drejtësisë z.Ulsi Manja dhe znj.Albulena Haxhiu.

 

Z.Manja e priti ministren Haxhiu dhe delegacionin që kryesonte, në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

 

Ministri Manja theksoi se reforma në Drejtësi ka shkëputur ndikimin e politikës dhe të çdo aktori duke siguruar që gjykatësit dhe prokurorët si dhe institucionet e reja të punojnë në pavarësi dhe të jenë të mbrojtur nga ligji.

 

Ministri Manja dhe znj.Haxhiu folën për shkëmbimin e përvojës si dhe arritjet dhe sfidat, me të cilat përballen sistemet në të dy vendet kur reforma në Drejtësi dhe vazhdimi i procesit të vetingut mbeten përparësi.

 

Z.Manja garantoi mbështetjen e plotë si dhe gatishmërinë për të ofruar kapacitetet dhe praktikat e Shqipërisë në reformën më të rëndësishme në vend, atë në Drejtësi, për peshën që zë drejtësia dhe kuadri tërësor ligjor për bashkëpunimin e ndërsjellë, përfshi shkollimin e magjistratëve si pjesë e përpjekjeve për përafrimin e legjislacionit dhe eurointegrimin.