Ministri z.Ulsi Manja priti ambasadoren e SHBA-së znj.Yuri Kim - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 29/09/2021

Ministri z.Ulsi Manja priti ambasadoren e SHBA-së znj.Yuri Kim

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e paçmueshme për Shqipërinë. Me Ambasadoren znj.Yuri Kim biseduam dhe ndamë së bashku idetë dhe objektivat për të vijuar më tej punën pa kthim, për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në të gjithë përbërësit e saj.
Pengesat e vogla nga çdo anë të vijnë, as nuk do të pengojnë e as nuk do të ndalojnë bashkëpunimin tonë maksimal në luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri!