Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Kristaq Ngjela
Ministria e Drejtësisë, ministri z.Ulsi Manja mësuan lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta në moshën 79-vjeçare të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007, Kristaq Ngjela.
Në sistemin e drejtësisë puna e të ndjerit Kristaq Ngjela la gjurmë të pacenueshmërisë dhe vendosmërisë për mbrojtjen e së drejtës.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë hidhërimin me familjarët, të afërmit dhe miqtë për humbjen e njeriut të tyre të paharruar z.Kristaq Ngjela!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.