Zv. Ministri Karameta zhvillon inspektim në institucionet e varësisë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 03/07/2021

Zv. Ministri Karameta zhvillon inspektim në institucionet e varësisë

Gjatë inspektimeve në terren në Zyrën vendore të përmbarimit dhe shërbimit të provës të Lezhës për monitorimin e cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimit tek qytetarët.

 

Ekipi i Ministrisë së Drejtësisë nën drejtimin e Zv.Ministrit Karameta, mori takime jo vetëm me stafin por edhe me qytetarë që merrnin shërbimin pranë këtyre zyrave.

 

Inspektim u krye edhe në IEVP Lezhë për të monitoruar ndjekjen e rregullave të sigurisë dhe të trajtimit të personave të dënuar dhe të paraburgosur.

 

Inspektimet do të vijojnë në të gjitha institucionet vendore të varësisë të Ministrisë së Drejtësisë për të garantuar ushtrimin e detyrës me përgjegjësi kundrejt qytetarëve.