Fjala e plotë e Ministres së Drejtësisë në prezantimin e prioritetit të qeverisë për mbrojtjen e territorit nga veprimtaritë e paligjshme të ndërtimeve pa leje dhe krimeve të tjera mjedisore - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 14/05/2021

Fjala e plotë e Ministres së Drejtësisë në prezantimin e prioritetit të qeverisë për mbrojtjen e territorit nga veprimtaritë e paligjshme të ndërtimeve pa leje dhe krimeve të tjera mjedisore

Është shumë e rëndësishme në fakt të qënurit në një takim të tillë edhe në këtë moment. Sepse tashmë të gjitha ndryshimet ligjore që Qeveria Shqiptare ka miratuar dhe që janë në fuqi në mbrojtje të interesit publik. Por në rradhë të parë në adresimin e problematikave të ndërtimeve pa leje apo shkeljet që vijnë nga subjekte të ndryshme të lejeve ndërtimore apo zhvillimore duke filluar që nga investitorët dhe deri tek çdo subjekt që është i përfshirë në  procesin e ndërtimit. Tashmë një paketë ligjore që ka hyrë në fuqi përcakton qartësisht përgjegjësitë e secilit nga rolet nga subjektet.

Evidentimi i përgjegjësive të ndërtimeve si pasojë e tërmetit, na tregoi nevojën e ndryshimeve ligjore për disiplinimin e ndërtimit ashtue dhe për evidentimin administrativ dhe penal të përgjegjësive specifike të investititorëve, arkitektëve, kolauduesve, mbikqyrësve etj.

Po gjithashtu, kuadriligjorështëtashmë i plotësuarpërpërgjegjësitëqë ka policia e shtetitlidhur me parandalimin, zbulimin dhe hetimin, nëpërputhje me legjislacionin në fuqi, të veprave penale dheautorët e dyshuartëkryerjessëtyre[1], si dhe koordinimin e punës me inspektoratet kompetente në fushën e ndërtimit, kontrollit të mjedisit dhe territorit, përmarrjen e sanksioneve administrative dhe sanksioneve të tjera[2].

Që do të thotë që Policia e Shtetit është përgjegjëse si dhe ka kompetencat e nevojshme ligjore për tëparandaluarndërtimetpaleje si dhepërtëhetuar/referuar në organin e ndjekjes penale çdosubjektqë ka kryer një ndërtim pa leje, si dhe ato subjekte të posaçme[3], të cilat nuk kanë ushtruar përgjegjësitë ligjore gjatë procesit të ndërtimevedhekanëlejuarshkeljen e lejessëndërtimit.

Pasojat shumë të dëmshme të tërmetit, na bënë të kuptojmë që, çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit apo në rregullshmërinë e tij, përkthehet në jetë të humbur a njerëzish dhe në pasoja të jashtëzakonshme ekonomike. Një ndërtim i kryer paleje, apo kur kryhet në shkelje të lejes së ndërtimit, është një minë me sahat që mund të sjellë pasoja në çdo moment. Ky lloj ndërtimi,as nuk është projektuar  nga një ekspert dhe as nuk është kontrolluar nga autoritetet shtetërore për sigurinë dhe përshtatshmërinë e tij ashtu siç ka ndodhur në fakt.

Prandaj, roli që luan policia e shtetit dhe IKMT, nuk lidhet vetëm me parandalimin e kryerjes së ndërtimeve paleje, siç Ministri Çuçi përmëndi, funksion të ushtrimit efektiv të kontrollit mbi territorin, por lidhet mësë pari, me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari shqiptar. Dhe për këtë arsye, roli i policisë sështetit, nëushtrimin e kontrollit në territor me qëllim parandalimin e veprave penale nëfushën e ndërtimevepaleje si dhe identifikimin dhe referimin e personave përgjegjës që kanë kryer këto vepra penale, duhet të jetë instrumenti kryesor në përgjigjenndajkëtij fenomeni.

Policia e Shtetit por edhe IKMT ka tashmë në dorë, çdo instrument të nevojshëm ligjor për të përmbushur me devotshmëri detyrën. Duhet vetëm një vullnet i fortë për t’i shkuar deri në fund çdo lloj çështjeje dhe për të zbatuar me përpikmëri legjislacionin që është në fuqi duke përfshirë si sanksionet administrative dhe ato penale.

Gjithashtu mund të them që me të gjithë ndryshimet ligjore që janë në fuqi si ato me karakter penal dhe administrativ IKMT ka instrumentat e posaçëm qe dhe për ata që mund të vendosen në përgjegjësi private apo edhe të përfshirë edhe në kompani investuese për ndërtime të caktuara por tashmë. Po ashtu, IKMT e ka dhe të sanksionuar në ligj për vendosjen e sanksioneve të tilla si penale dhe administrativetë tilla, që heqin çdo incentivë për subjektet për kryerjen e ndërtimeve paleje.

Me ndryshimet që kryem në kodin penal, të cilat u miratuan nga Kuvendi në tetor të vitit të kaluar, u arrit që të rregullohet përcaktimi i qartë i përgjegjësisë penale  të subjekteve që janë të përfshira në procesin e ndërtimit të objekteve, që kanë vepruar në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me rregullat teknike dhe përcaktimet ligjore në fuqi; por që njëkohësisht të vendoset edhe një vepër e re penale për ato kategori subjektesh që dëmtojnë me dashje specikfikat e lejes ndërtimore, duke përcaktuar në mënyrë të detajuar sidomos rastet kur rrezikohet jeta dhe shëndeti i njerëzve.

Po ashtu, bashkarisht me ndryshimet në kodin penal, u realizuan edhe ndryshime në ligjin për disiplinimin e punimeve të ndërtimit si dhe ligjin për planifikimin e territorit. Në ligjin për disiplinimin e punimeve të ndërtimit u nda në mënyrë të qartë përgjegjësia, gjatë procesit tëndërtimit, përtëgjithëprofesionistët qëveprojnënëkëtësektor: për projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit e punimeve si dhe kolaudatorin. Një nga ndryshimet mëtërëndësishmeqë u krye në ligjin për disiplinimin e punimeve të ndërtimit është edhe vendosja e detyrimit të mbikëqyrësit të punimeve, si dhe e zhvilluesit, që në çdo rast që konstatojnë që ndërtimi po kryhet në kundërshtim me projektin e miratuar, ai është i detyruartëurdhërojëpezullimin e punimeve si dhe të njoftojë menjëherë Inspektoratin përkatës vendor apo edhe Inspektoratin Kombëtar të  Mbrojtjes së Territorit. Ky lloj parashikimi, do të garantojë që IKMT të marrë më shumë informacion mbindërtimetqëkryhen në shkeljet e lejes së ndërtimit, në një fazë shumë të hershme.

 

Po ashtu, në  kuadër të procesit të kontrollit të profesionestëve të licencuar të fushës së ndërtimit, me ndryshimet e fundit ligjore, u garantua që IKMT të mund të paraqesë kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj projektuesve, mbikëqyrësve dhe zbatuesve të punimeve që kryejnë veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër, me ndryshimetqë u kryen nëligjin e planifikimit të territorit, janë forcuar sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje. Tashmë, jo vetëm gjobat, por me porpozim të IKMT mund tëvendoset që një objekt i ndërtuar paleje,

të konfiskohet për interes publik, kur ndërtimi paleje rezulton si shtesë katidhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, kur ndërtesa është e qëndrueshme dhe është në përputhje me planet e përgjithshme, si edhe me planet e detajuara.

Nga ana tjetër çdopunonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të një gjëndje paligjshmërie për shkak të funksionit ose shërbimit, në rastet kur nuk merr masa ose nuk kërkon pranë personit kompetent që të ndërpritet gjëndja e paligjshmërisë si rezultat i njëveprimi arbitrar, ka përgjegjësi penale dhedënohet me gjobëderinë 3 vjetburg(neni 251 i koditpena). Dhe ky besoj është një detyrim i të gjithë funksionarëve dhe të gjithë atyre që kanë një pozicion publik dhe një detyrë për të ushtruar në interes të qytetarëve.

Dhe besjmë që  tashmë kuadri ligjor është i plotësuar dhe i lejon policisë së shtetit si dhe IKMT të kontrollojnë efektivisht territorin si dhe të marrin masat penale ose administrative për çdo person që guxon të ndërtojë paleje. Vetëm zbatimi pakompromis i ligjit nga ana juaj, jo vetëm do të ndëshkojë por edhe do të parandalojë ndërtimet paleje ose në shkelje me ligjin, por edhe të mbrojë jëtën dhe shëndetin e tyre.

Faleminderit!