Donacioni i Shoqata Pro-Eksport Albania për personat me liri të kufizuar - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 02/02/2021

Donacioni i Shoqata Pro-Eksport Albania për personat me liri të kufizuar

Si shprehje e vullnetit të mirë dhe angazhimit profesional me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për Programin e Punësimit të të Dënuarve, Shoqata Pro-Eksport Albania dorëzoi në DPB një donacion shumë të konsiderueshëm në materiale tekstile, veshje dhe këpucë për personat me liri të kufizuar.

Shoqata Pro-Eksport Albania dhuroi mbi 750 xhinse për femra dhe meshkuj, mijëra maska anticovid, qindra këpucë, veshje, të brendshme, veshje pune, etj, të prodhuara nga fasoneritë anëtare të shoqatës, mallra të cilat tregëtohen të gjitha në tregjet e Italisë dhe Gjermanisë.

Të gjitha produktet që do të prodhohen nga personat e privuar nga liria do të tregtohen në tregjet evropiane. Shoqata do të investohet tek zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe komunikimit për të promovuar punësimin e të burgosurve në sistemin e burgjeve, nëpërmjet kapaciteteve të saj të fuqisë punëtore.

Ministrja Gjonaj, në emër të Ministrisë së Drejtësisë inkurajoj përfshirjen e sektorit privat në aktivitetin e punësimit të të burgosurve në sistemin e burgjeve, duke promovuar mundësitë e partneritetit dhe investimeve direkte përmes shoqërive të mëdha punëdhënëse.