Prezantimi i Koordinatorit Antikorrupsion nga Zv.Ministrja Pirdeni - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 01/02/2021

Prezantimi i Koordinatorit Antikorrupsion nga Zv.Ministrja Pirdeni

Në vijim të takimeve të Ministrisë së Drejtësisë për prezantimin e Koordinatorit Antikorrupsion dhe të Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion, Zv.Min Adea Pirdeni dhe përfaqësues të MD zhvilluan takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

Qëllimi I takimit ishte prezantimi i koordinatorit të Rrjetit Antikorrupsion të caktuar nga Ministria e Drejtësisë si Koordinator Kombëtar Antikorrupsion, si dhe bashkëbisedimi lidhur me rolin e Rrjetit të Koordinatoreve dhe rëndësinë që ka në luftën kundër korrupsionit.

Ndër të tjera u diskutua, bashkëpunimi i Institucionit me Koordinatorin përkates për të bërë të mundur përmirësimin e mekanizmit antikorrupsion, nëpërmjet ndjekjes së denoncimeve të bëra nga qytetarët për goditjen e rasteve korruptive pranë këtyre institucioneve.