Ministrja Gjonaj takon përfaqësuesen e Shqipërisë në Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore znj. Alimehmeti - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 13/01/2021

Ministrja Gjonaj takon përfaqësuesen e Shqipërisë në Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore znj. Alimehmeti

Ministrja e Drejtësisë priti në një takim përfaqësuesen e parë të Shqipërisë në Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, zonjën Evis Alimehmeti, të cilës i uroj sukses në detyrën e re.

Një objektiv madhor i Qeverisë Shqiptare është anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për këtë qëllim anëtarësimi dhe pjesëmarrja në Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore do ta ndihmojë Republikën e Shqipërisë që të arrijë sa më parë këtë objektiv.

Ministrja Gjonaj i siguroj zonjës Alimehmeti mbështetje të plotë nga institucioni i Ministrisë së Drejtësisë, në përmbushje të objektivave të punës së saj për përfaqësimin sa më të profesional në pozicionin e Përfaqësueses pranë FRA, Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore.

Pjesëmarrja e Republikës së Shqipërisë në punën e Agjencisë si vëzhguese do të kontribuojë në afrimin e saj gradual me legjislacionin e BE-së dhe përgatitjen e saj të suksesshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.