Ministria e Drejtësisë inspektimin IEVP Burrel - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 18/01/2021

Ministria e Drejtësisë inspektimin IEVP Burrel

Vijojmë inspektimet dhe kontrollet e zbatimit të protokolleve të sigurisë dhe ato shëndetësore në IEVP-të e vendit. Zvendësministri i Drejtësisë Klajdi Karameta dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili inspektuan IEVP Burrel, për të verifikuar nga afër situatën në terren dhe për të bashkëbiseduar me stafin policor, atë civil dhe me vetë të dënuar për të dëgjuar shqetësimet dhe problematikat e tyre.

Strukturat drejtuese të IEVP Burrel informuan mbi situatën e sigurisë në burg, funksionimin e masave anticovid për personelin dhe të dënuarit, ndërsa Zvendësministri i Drejtësisë Karameta u kërkoi maksimizimin e vëmendjes për të mos lejuar në asnjë rast shkeljen e protokolleve.

Karameta dhe Drejtori i DPB-së Agim Ismaili më pas inspektuan regjimin e brendshëm të IEVP-së Burrel, ku biseduan edhe me stafin shëndetësor pranë këtij burgu, verifikuan bazën e materialeve mjekësore, infermierinë, kuzhinën dhe mjedisin e komunikimit online me familjarët.