Inspektim në IEVP Vlorë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 28/12/2020

Inspektim në IEVP Vlorë

Vazhduam me inspektimet në terren për garantimin e masave të sigurisë dhe zbatimin e protokolleve shëndetësore në Institucionet e Vuajtjes së Dënimeve Penale të vendit.

Zv.Ministri i Drejtësisë Klajdi Karameta inspektoi IEVP e Vlorës për të marrë kontakt nga afër me situatën në këtë IEVP dhe për të dëgjuar jo vetëm stafin policor dhe atë civil, por dhe me vetë të dënuar për të biseduar mbi shqetësimet dhe problematikat e tyre.

Strukturat drejtuese të IEVP Vlorë ofruan një tablo të plotë mbi situatën e sigurisë në burg, funksionimin e masave anticovid për personelin dhe të dënuarit, ndërsa Zv.Ministri i Drejtësisë Karameta kërkoi kujdes maksimal për të mos lejuar në asnjë rast shkeljen e protokolleve.

Zv.Ministri Karameta më pas inspektoi regjimin e brendshëm të IEVP-së Vlorë, ku bashkëbisedoi edhe me stafin shëndetësor të këtij burgu, kontrolloi bazën e materialeve mjekësore, infermierinë, kuzhinën dhe mjedisin e komunikimit virtual me familjarët, si edhe kërkoi të autorizohej kohë bisedimi pa limit në komunikimin online me familjet dhe të afërmit e të dënuarve dhe paraburgosurve.