Fjala e Ministres së Drejtësisë mbajtur në Komisionin e Ligjeve mbi buxhetin e vitit 2021 - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 10/11/2020

Fjala e Ministres së Drejtësisë mbajtur në Komisionin e Ligjeve mbi buxhetin e vitit 2021

Prezantimi i projekt buxhetit për vitin 2021 sot preku prioritetet madhore dhe cdo proces që shoqëron ato. Nuk është e lehtë që në një seancë dëgjimore të paraqesesh çdo veprimtari të aparatit të Minsitrisë së Drejtësisë që bashkë edhe me institucionet e varësisë janë të shumta!

Fokusi ynë janë dy prioritet madhore për tí zhvilluar sipas çdo procesi, prioritete ku mbështeten kërkesat e Programit të Ministrisë së Drejtësisë.

1. Jetësimi dhe vijueshmëria e reformës në drejtësi
&
2. Lufta kundër korrupsionit si Koordinator Kombëtar kundër korrupsionit.

Lidhur me:

JETËSIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri prej vitit 2016 ka pësuar një transformim të dukshëm prej miratimit të ndryshimeve Kushtetuese kohë kur Shqipëria filloi zbatimin e reformës në drejtës, ku synimet e kësaj reforme jane tashme prioritete të qenësishme duke filluar me:

¬ Forcimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve
¬ Luftimin e korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë;
¬ Demonstrimin e progresit për krijimin e precedentëve solidë të hetimeve, ndjekjes penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet;
¬ Përmirësimin e mekanizmave institucionalë për të nxitur përpjekjet për ta sjellë legjislacionin ekzistues për drejtësinë për të mitur në përputhje me standarde ndërkombëtare.
¬ Pasjen e një sistemi penitenciar në nivelet më të larta si në drejtim të sigurisë ashtu edhe trajtimit dhe respektimit të të drejtave të të dënuarve.

Funksionimin plotë dhe eficent të organeve të reja të sistemit të drejtësisë i cili u paraqit si prioritet edhe me mbështetjen tonë buxhetore në vitin 2020 dhe jo vetëm. Mbështetja buxhetore shprehet në buxhetet e miratuara për të gjitha institucionet që janë aktorë të këtij sistemi.

BUXHETI I REFORMËS NË DREJTËSI

PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË

Reforma në drejtësi është mbështetur financiarisht me fonde buxhetore përgjatë viteve 2017-2020 e në vijim.
Buxheti i këtyre institucioneve në total në vitin 2020 është rritur me rreth 4.4 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2016, vit në të cilin filloi reforma ne drejtësi, nëpërmjet miratimit të paketës ligjore.

BUXHETI NDËR VITE

 Në vitin 2017, u financua ngritja e Institucioneve të Vetingut si dhe u shtua financimi për disa institucione ekzistuese si magjistratura dhe Gjykata Kushtetuese.
KOSTO TOTALE rezulton rreth 350 milion lekë, nga të cilat për Institucionet e Vetingut, kosto e financuar është 300 milion leke .

 Në vitin 2018, KOSTO SHTESË për vijimin e reformës në drejtësi u miratua në rreth 500 milion lekë të tjera krahasuar me vitin 2017, duke financuar funksionimin e plotë i institucioneve të vetingut me rreth 340 milion lekë.
U financuan me rreth 160 milion lekë edhe institucionet e përfshira në këtë reformë, kryesisht sistemi gjyqësor.

 Në vitin 2019, u shënua financimi më i lartë nga buxheti i shtetit për zbatimin e Reformës në tërësinë e saj, pasi paketa e ligjeve tashmë ka përfunduar në pjesën më të madhe të saj dhe ka filluar zbatimi i kësaj reforme. KOSTO TOTALE E SHTUAR nga buxheti i shtetit për vitin 2019, shkon rreth 2.1 miliardë lekë nga të cilat:

• 1 miliardë lekë për rritjen e pagave të Magjistratit
• 0.4 miliardë lekë për investime (MFE 57 mln pajisje për Polin e Drejtësisë, MB 50 mln për kamera dhe pajisje per BKH dhe SPAK, AKSHI 65 mln për Polin e Drejtësiseë, SPAK /BKH 20 mln nga fondi i kontigjences se institucioneve te drejtesise, ILD 5 mln)
• 0.2 miliardë lekë për ngritjen e dy institucioneve të reja, KLP dhe SPAK.
• 0.5 miliardë lekë për shtesa në disa institucione aktuale të sistemit të drejtësisë.
 Në vitin 2020, financimi shtesë për vijimin e reformës në drejtësi u miratua në rreth 1.5 miliardë lekë nga të cilat:

• 0.6 miliardë lekë investime për pallatin e Drejtësisë
• 0.4 miliardë lekë për KLGJ dhe sistemin e gjykatave
• 0.3 miliardë lekë për funksionimin e plotë të SPAK/BKH
• 0.1 miliardë lekë për krijimin e ILD
• 0.1 miliardë lekë për shtesa në KLP, Gjykatën Kushtetuese dhe Magjistraturën

 SHTIM BURIMESH NJERËZORE ME 668 PUNONJËS PREJ VITIT 2016.

Për vitin 2021
Kjo mbështetje e qënësishme vijon për këto institucione të sistemit të drejtësisë qoftë për burime njerëzore dhe financiare ku është planifikuar t’i alokohet një shumë prej rreth 7.2 Miliardë lekësh, me një rritje prej 7% më shumë në krahasim me buxhetin e vitit 2020 ose në vlerë absolute një shtesë prej rreth 467 milionë lekësh.
 Kjo shtesë vjen për të mbështetur shtesat e burimeve njerëzore me 150 punonjës: nga të cilët:
a) 80 punonjës për administratën e sistemit gjyqësor
b) 6 punonjës për ngritjen e Qendrës së tekonologjisë së sistemit të drejtësisë
c) 9 prokurorë për SPAK dhe 55 OPGJ për Byronë Kombëtare të Hetimit

Ministria e Drejtësisë, vazhdon të ofrojë mbështetjen maksimale për:
1. funksionimin dhe mirrërregullimin e tyre organizativ si psh,. Cështjet e strukturës, fondet buxhetore dhe
2. përmirësimin dhe kompletimin e plotë të paketës së reformës në drejtësi (ligji për GJK dhe dy ndryshime në ligjin për statusin e magjistratëve si dhe miratimi i akteveligjore dhe nënligjore ku një prej tyre është draft ligji për arbitrazhin, me qëllim zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve dhe uljen e ngarkesave në gjykata).

Për këtë qëllim gjatë prezantimit në Komision u prezantua kërkesa shtesë e dakordësuar edhe me Komisioneren e ONP dhe Delegacionin Evropian për nevojën e shtuar me 12 ndihmës ligjorë me 12 këshilltarë me qëllim nxitjen e përshpejtimit të dosjeve në Komisionin e Pavarur të Kualifikikim.
,
BUXHETI 2021 MINISTRIA E DREJTESISE
Për sa i përket Minsitrisë së Drejtësisë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për insittiucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë.

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020. Kjo rritje është parashikuar kryesisht për shpenzime korrente (pjesa më e madhe për paga, sigurime, mallra dhe sigurime, transferta etj.

Është për t;u theksuar se shpenzimet e Ministrisë së Drejtësisë përbëjnë 0.6% të produktit të brendshëm bruto= 0.6% të PBA.

Për tú shënuar është fakti se Ministria e Drejtësisë, i kthen buxhetit të shtetit vlerën e 222 milionë lekëve, pas fitimit të gjyqit të shpallur me vendimin gjyqësor të pak ditëve më parë (vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë nr. 2224, datë 6 Tetor 2020), ku Ministria e Drejtësisë kishte paditur subjektin “Fastech&Ratech&Soft Solution” shpk, në cilësinë e kontraktorit zbatues për mospërmbushje të detyrimit kontraktor me qëllim” Përmirësimin e Sistemit të Mbikqyrjes Elektronike në Fushën Penale”, apo ndryshe e quajtur çështja e byzylykëve të mbikqyrjes së të dënuarve me masa alternative.

150 milionë lekë pas marrjes së formës së prerë të vendimit, do do të arkëtohen nga pala e paditur në buxhetin e shtetit. Ndëkraq 72 milionë lekë kthehen automatikish pasi nuk ishin paguar nga Ministria e Drejtësisë për shkak të problematikave që shfaqi sistemi.

U prezantuan arritjet e 2020 ku mund të përmendim:
1. investimin për rikonstruksionin dhe mobilimin e arkivës shtetërore të sistemit gjyqësor 41 milionë lekë në të cilën do të arkivohen të gjitha dosjet e gjykatave, prokurorive.
2. Ngritjen për herë të parë të Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penal për të Mitur, i cili u mbështet tërësisht nga UNICEF me fondin e 100 mijë Eurove. Ai do të aksesohet online në muajin dhjetor 2020 nga institucionet shtetërore.
Sistemi elektronik i integruar i të dhënave të të miturve, një detyrim që buron nga Kodi i drejtësisë penale për të mitur mundëson qe Ministria e Drejtësisë dhe organe të tjera publike për të mbledhur të dhëna dhe për të gjurmuar rastet e te miturve në konflikt me ligjin, si dhe ata që janë viktimat ose dëshmitarët e veprës penale, nga momenti kur ata hyjnë në zinxhirin e zbatimit të ligjit deri sa të dalin prej tij.

3. Për herë të pare Ndihma Juridike Online 2020 me bështetjen e Soros në vlerën e 14220 dollarëve. Platforma on-line u mundësua si një platformë online e dedikuar shërbimeve ligjore falas (ëëë.juristionline.al) si dhe vendosja në dispozicion i numrit të gjelbër 08001010 ku janë trajtuar deri më tani 1021 raste të ndihmës juridike.

4. Mbështetja e hapjes së qendrave të ndihmës juridike parësore falas në 7 qytete dhe projeksioni për hapjen në disa qytete të tjera nga UNDP me vlerën e 100 mijë Eurove i solli 0 lekë shpenzime buxhetit të shtetit dhe asnjë detyrim për vitin 2021.

5. Për herë të parë mundësohet në këtë vit falë një qendre trajnimi të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të gjithë stafin, ku më pas ky model do të ndiqet në cdo IEVP. Ndërtimi i kësaj qendre dhe rikonstruksioni i DPB arrin vlerën e 42 milionë lekëve.

6.U përfundua sistemi upgrade për gjenerimin on line të gjendjes gjyqësore duke realizuar gjatë këtij viti 69549 kërkesa online, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve në vlerën prej 31.3 milion lekë.

7.Për herë të parë kemi trajtimin dinjitoz i punonjësve të policisë së burgjeve me pajisjen e tyre me uniforma ku u akorduan 33 milionë lekë për pajisjen e tyre dhe vijon puna duke paraqitur parashikimin për këtë vit kërkesën shtesë për UNIFORMAT. në vlerën 190 milionë lekë.
8 Kemi rritur pagat me 7% te punonjësve të policisë së burgjeve dheështë projektuar rritja për vitin 2021 e në vijim.

9. Kemi rialokuar fondet për realizimin e projektit të Pojskës, qendra për vuajtjen e dënimit të të moshuarve i cili do të bëhet funksional në shtatotr 2021.
10.

II. Sfidat tona në luftën kundër korrupsion i kushtojnë 0 lekë buxhetit të shtetit.

Tashmë funksionalizimi I rrjetit antikorrupsion, ku me urdhrin e Kryeministrit bëmë të mundur ndryshimin e strukturave te 17 institucioneve ekzektuese për të parashikuar në strukturat dhe buxhetet e tyre koordinatorin antikorrupsion i cili do të varet dhe raportojë tek Ministri i Drejtësisë në cilësinë e koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit. Ky rrjet nuk ka kosto shtesë për buxhetin e Ministrisë së drejtësisë dhe do të përballohet nga agjencitë.