Ministria e Drejtësisë, në kuadër të avancimit të reformës në drejtësi, ka iniciuar procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025. Sot zhvilluam takimin e parë konsultativ me Grupin Teknik të Punës me përfaqësues të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe institucioneve të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Nën koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe me asistencën e ekspertëve të EURALIUS V diskutuam koncept-dokumentin strategjik për SND-në e re, për të garantuar në përfundim të gjithë procesit shumë-takimësh të konsultimit një dokument strategjik gjithëpërfshirës, të përmirësuar dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të të gjitha institucioneve të përfshira në jetësimin e reformës në drejtësi në vend.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.