TRYEZË PUNE/KONSULTIM PËR DISKUTIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PQH/(OGP) 2020 – 2022 - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 12/10/2020

TRYEZË PUNE/KONSULTIM PËR DISKUTIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PQH/(OGP) 2020 – 2022

Ministria e Drejtësisë njofton për zhvillimin e takimit të katërt konsultativ me Organizata e Shoqërisë Civile që operojnë në fushën e politikave antikorrupsion, të hartimit të Planit të Veprimit, për Partneritet e Qeverisje të Hapur (OGP), 2020-2022, komponenti Antikorrupsioni- planet e integritetit.

Ministria e Drejtësisë fton të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e këtij procesi të marrin pjesë në takimin virtual nëpërmjet platformës webex cisco:

Qëllimi është bashkë-bërja e këtij plani veprimi, në përputhje me standardet e OGP, një instrument në nivel global për të nxitur transparencën qeveritare, për të rritur pjesëmarrjen qytetare në jetën publike dhe luftuar korrupsionin.

Bashkëlidhur gjeni agjendën e këtij takimi.

AGENDA E TAKIMIT SHKARKO