NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË QENDRAT E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 12/10/2020

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË QENDRAT E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE

Në zbatim të ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike garantuar nga shteti”, Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, shpall procedurat e rekrutimit për vendet e lira si më poshtë vijon:

  1. Specialist, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Durrës (2 pozicione)
  2. Specialist, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Fier (2 pozicione)
  3. Specialist, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Lezhë (2 pozicione)
  4. Specialist, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Peshkopi (2 pozicione)
  5. Specialist, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër (2 pozicione)

 

Qendra e shërbimit të ndihmës juridike falas

Qendra (Qendra e shërbimit të ndihmës juridike parësore ) është një njësi e specializuar për dhënien e ndihmës juridike parësore, e organizuar si “njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimeve”, sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, e cila ofron shërbime të ndihmës juridike falas duke garantuar akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Kërkesa të posaçme

Kualifikime: “Punonjës me trajnim të posaçëm” është punonjësi i diplomuar nga një program i ciklit të dytë të studimeve në drejtësi, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë dhe që i është nënshtruar një trajnimi të posaçëm, i cili ofron ndihmë juridike parësore në qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore.

Eksperienca: Jo më pak se 1 vit eksperiencë në punë si jurist ose avokat.

Detyrat kryesore

Punonjësi i qendrës jep ndihmën juridike parësore nëpërmjet: 

  1. Dhënies së informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor.
  2. Dhënies së këshillimit mbi mënyrat dhe mundësitë e zgjidhjes së një çështjeje konkrete juridike.
  3. .Dhënia e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve (ndërmjetësim, arbitrazh).
  4. Dhënies së ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore;
  5. Përfaqësimit përpara organeve administrative;
  6. Dhënies në të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike që nuk përbëjnë ndihmë juridike dytësore.

 

Aftësi të tjera

  • Të ketë aftësi analitike;
  • Të jetë i aftë të marrë vendime dhe të menaxhojë situata të paparashikuara;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe

Fusha e Njohurive

  • Të ketë njohuri të thelluara mbi sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, Ligjin nr.111/2017, kushtet dhe kërkesat e ligjit për të përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas;
  • Të ketë njohuri të plota mbi legjislacionin dhe të drejtën civile, penale dhe administrative;

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a -Kërkesë për pozicionin

b-Jetëshkrim i aplikantit (CV, sipas formatit të europass);

c- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

d- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

j- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në Zyrat e Drejtorisës së Ndihmës Juridike Falas brenda datës 02/11/2020.

Adresa: Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, Rruga e Barrikadave, Nd. 18, Hyrja 6, Zyra Nr. 10- III