Njoftim per pozicione te lira pune ne qendren e sherbimit te ndihmes juridike Paresore Lushnje - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 04/08/2020

Njoftim per pozicione te lira pune ne qendren e sherbimit te ndihmes juridike Paresore Lushnje

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË QËNDRAT E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE

Në zbatim të ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike garantuar nga shteti”, Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, shpall procedurat e rekrutimit për vendet e lira si më poshtë vijon:

1. Specialist, Qëndra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Lushnje (2 pozicione)

Qëndra e shërbimit të ndihmës juridike falas

Qendra (Qendra e shërbimit të ndihmës juridike parësore ) është një njësi e specializuar për dhënien e ndihmës juridike parësore, e organizuar si “njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimeve”, sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, e cila ofron shërbime të ndihmës juridike falas duke garantuar akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Kërkesa të posaçme

Kualifikime: “Punonjës me trajnim të posaçëm” është punonjësi i diplomuar nga një program i ciklit të dytë të studimeve në drejtësi, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë dhe që i është nënshtruar një trajnimi të posaçëm, i cili ofron ndihmë juridike parësore në qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore.
Eksperienca: Jo më pak se 1 vit eksperiencë në punë si jurist ose avokat.

Detyrat kryesore

Punonjësi i qendrës jep ndihmën juridike parësore nëpërmjet:

1. Dhënies së informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor.
2. Dhënies së këshillimit mbi mënyrat dhe mundësitë e zgjidhjes së një çështjeje konkrete juridike.
3. .Dhënia e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve (ndërmjetësim, arbitrazh).
4. Dhënies së ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore;
5. Përfaqësimit përpara organeve administrative;
6. Dhënies në të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike që nuk përbëjnë ndihmë juridike dytësore.
Aftësi të tjera

• Të ketë aftësi analitike;
• Të jetë i aftë të marrë vendime dhe të menaxhojë situata të paparashikuara;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.

Fusha e Njohurive

• Të ketë njohuri të thelluara mbi sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, Ligjin nr.111/2017, kushtet dhe kërkesat e ligjit për të përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas;
• Të ketë njohuri të plota mbi legjislacionin dhe të drejtën civile, penale dhe administrative;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Kërkesë për pozicionin
b – Jetëshkrim i aplikantit (CV, sipas formatit të europass);
c – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
d – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
h – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në Zyrat e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas brenda datës 28/08/2020, në adresën e re: Rruga e Barrikadave, Nd. 18, Hyrja 6, Zyra nr. 05- lll.

Drejtoria e Ndihmës Juridikie Falas do të shpallë në faqen zyrtare të internetit www.ndihmajuridike.al listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e rekrutimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista/testimi/konkursi.