Paketa e ndryshimeve ligjore për përgjegjësitë e ndërtimeve në shkelje të ligjit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 23/07/2020

Paketa e ndryshimeve ligjore për përgjegjësitë e ndërtimeve në shkelje të ligjit

Përshendetje të gjithëve,

Fillimisht ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë bashkëbisedim. Jemi sot bashkë me dy kolegët e mi, ministren Balluku dhe ministrin Lleshaj për t’ju bërë me dije vendimin më të fundit të Qeverisë Shqiptare të miratuar dje.

Një vendim I cili vjen në kohën e duhur për tju përgjigjur me ndryshime ligjore pikërisht një situate e cila ka kohë që nuk ka një rregullim të qartë ligjor dhe që bën fjalë për përgjegjësitë civile dhe ato penale të të gjithë atyre të cilët zbatojnë projekte zhvillimore si dhe kryejnë ndërtime në territorin e vendit tonë.

Nisur dhe nga fatkeqësia natyrore e disa muajve më parë ku humbën jetën një numër I lartë njerëzish, nga tërmeti I 26 nëntorit të vitit të kaluar, si pasojë e shëmbjes së banesave, pallateve dhe një sërë ndërtesash të tjera, u vu re që ka një boshllëk ligjor I cili nuk ndan qartësisht përgjegjësitë dhe rolet e ndërtuesve, të mbikqyrësve të punimeve, të inxhinierëve apo të të gjithë subjekteve pjesë e zinxhirit të ndërtimeve.

Gjithashtu jemi të gjithë të vetëdijshëm që shumë ndërtime të bëra në territor kanë problematikat e tyre përsa I përket ndërtimeve pa leje, shkeljes së kushteve të lejeve zhvillimore dhe ato ndërtimore nga subjektet që I zbatojnë.

Duke mbajtur në konsideratë këtë mungesë të parashikimeve ligjore, një grup I përbashkët punë ndërministrore së bashku me aktorë të tjerë, pas një analize të detajuar të problematikave konkluduam në një paketë ndryshimesh ligjore për ti dhënë njëherë e mirë fund problematikave në drejtim të të gjithë atyre që kryejnë ndërtime pa leje kryesisht me focus tregtar, ndëshkimit të subjekteve ndërtues që veprojnë haptazi në kundërshtim me lejen zhvillimore, rregullat e ndërtimit, të urbanistikës apo parashikime të tjera të posaçme që i përkasin në terësi procesit të kontrollit dhe monitorimit të ndërtimeve.

Nëpërmjet kësaj pakete ligjore ku përfshihen ndryshimet ligjore në ligjin:
a) Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit
b) Planifikimin dhe zhvillimin e territorit
c) Kodin penal

Synojmë të rregullojmë në mënyrë të qartë:

1. Përcaktimin e përgjegjësisë penale të subjekteve që janë të përfshirë në procesin e ndërtimit të objekteve, të cilët kanë vepruar në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me rregullat teknike dhe përcaktimet ligjore në fuqi;
2. Parandalimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale ndaj veprimeve apo mosveprimeve të kundraligjshme kundër objekteve, të cilat sjellin si pasojë rrëzimin e plotë ose të pjesshëm të tyre, duke cënuar të drejtën e pronës, vënien në rrezik të jetës apo shëndetit të personave, e të tjerë.
3. Përcaktimin e përgjegjësive të zhvilluesit në rastet kur objekti ndërtohet në shkelje të kushteve të lejes duke parashikuar prishjen e punimeve kur sipërfaqja totale ndërtimore pa leje është 2%, sanksionimin e gjobës të barabartë me vlerën e ndërtimit pa leje, prishje të objektit kur rezulton si shtesë kati apo volum anësor, konfiskim për interes public të të gjithë pronës nëse tejkalon masën 50% të sipërfaqes totale, krahas dënimeve penale për subjektin.
4. Përcaktimi I roleve dhe I përgjegjësive të projektuesve (grupit të projektimit) duke garantuar një përgjegjësi të shtuar të arkitetit, në cilësinë e drejtuesit të projektimit, në kontrollin e ligjshmërisë dhe saktësisë së projektimit.
5. Monitorimin dhe kontrollin të të gjithë subjekteve që janë të përfshirë në aspektet ndërtimore, rritjen e kompetencave të institucioneve shtetërore vecanërisht inspektoriateve që verifikojnë dhe kontrollojnë punimet e ndërtimit; rregullimin e kuadrit legjislativ mbi përgjegjësinë profesionale dhe systemin disipplinor ndaj profesionistëve të licensuar si projektuesit, zbatuesve, drejtuesve teknike, mbikqyrësvë dhe kalaudatorëve.
6. Përfshirjen në “listë të zezë” të të gjithë zhvilluesve si pjesë e një veprimtarie tregtare në kundërshtim me ligjin, përjashtohen nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 vjet.

Më lejoni të ndalem shkurtimisht tek ndryshimet e Kodit penal dhe më pas tju lë fjalën kolegëve për të ndarë me ju detaje të kësaj pakete

Në kushtet kur Kodi penal pëmban aktualisht vetëm disa parashikime për mbrojtjen nga shpërdorimi I tokës, ndërtimet e paligjshme apo shkatërrimi I pronës, kanë krijuar pamundësi në vënien përpara përgjegjësisë penale tw subjekteve ndërtuese kur nga shëmbja e objekteve vijnë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve si dhe cënimin e pronës publike ose private.

Për këtë arsye ndryshimi I Kodit penal vjen jo vetëm për të plotësuar kuadrin ligjor penal në fushën e ndërtimit, por edhe për të forcuar politikën penale, me qëllim parandalimin e mëtejshëm të veprimeve apo mosveprimeve në kundërshtim me aktet ligjore duke përcaktuar qartësisht përgjegjësinë penale.

Ndryshimet e kodit penale parashikojnë:

1) Kriminalizim për herë të parë në rastet kur kryerja e cdo veprimi tjetër me dashje që mund të sjellë rrëzimin e plotë ose të pjesshëm të ndërtesave, objekteve qytetare, veprave industriale, të infrastrutkurës ose të cdo objekti tjetër që mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e njerëzve, e cila dënohet me gjobë ose burg deri në 5 vjet

Dënimin me burg nga 5 – 10 vjet kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale

Dënimin me 7 – 15 vjet burg kur nga vepra janë shkaktuar pasoja të rënda të shendetit dhe jetës së njerëzve.

2) Gjithashtu kriminalizohen për herë të parë veprimet të cilat kryhen në kundërshtim me ligjin, dokumnetat e planifikimit, standartet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit nga projektuesit, mbikqyrësit, zbatuesisht, kolaudusit e punimeve, dënohem me burg nga 1 – 5 vjet nëse janë marrë më parë masa administrative për ta.

Po gjithashtu në mbrojtje edhe të rasteve kur projektuesit, mbikqyrësist, zbatuesit dhe kolaudusit e punimeve nxiten me ose pa shpërblim apo detyrohen të kryejnë veprime të cilat shkelin ligjin, standartet profesionale apo lejen zhvillimore ose të ndërtimit, është parashikuar si veprim penal dhe që dënohet nga 1 – 5 vjet.

Dhe si rrethana rënduese kur nga këto veprime kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi është 5-10 vjet, kur ka pasoja të rënda të shëndetit dhe jetës 7 – 15 vjet burg.

Dhe në mbyllje përpara se të marrin fjalën kolegët e mi, më lejoni të shpreh se amendimet e propozuara në këtë paketë ligjore dhe sidomos në kodin penale synojnë rritjen e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësive të këtyre subjekteve në të ardhmen, me qëllim ushtrimin e veprimtarisë së tyre, duke zbatuar rigorozisht kërkesat, kushtet dhe kriteret ligjore dhe teknike në fushën e ndërtimit.