Është diskutuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare nen për nen projektligjin “Për Policinë e Burgjeve” përmes të cilit synojmë t’i japim punonjësve tanë atë ç’ka meritojnë.
Padyshim që Policia e Burgjeve nëpërmjet këtij projektligji do të fitojë dinjitetin që i ka munguar prej dekadash, duke u barazuar edhe me forcat e tjera policore të specializuara.
Njohja e shpenzimeve të transportit, rritja e pagave, sistemi i ri i gradave, trajnimi i stafit dhe metodologjia e rekrutimit jo vetëm që do të ulin ndjeshëm korrupsionin, por edhe do të forcojnë dhe konsolidojnë sistemin penitenciar.
E bindur më shumë se kurrë që reforma e ndërmarrë në sistemin penitenciar do të rrisë gradualisht profesionalitetin dhe organizimin duke i ofruar atyre mundësinë për të ushtruar denjësisht profesionin.
Pjesë e diskutimit ka qenë dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.