Inagurimi i Qendrës për Ndihmë Ligjore Falas për komunitetet në nevojë pranë Gjykatës së Rrethit Fier - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 27/02/2020

Inagurimi i Qendrës për Ndihmë Ligjore Falas për komunitetet në nevojë pranë Gjykatës së Rrethit Fier

 

Ministria e Drejtësisë ka inaguruar Qendrën për Ndihmë Ligjore Falas për komunitetet në nevojë pranë Gjykatës së Rrethit Fier.
Qëllimi i kësaj qendre është garantimi i ndihmës juridike parësore për persona vulnerabël si vikitimat e dhunës, të trafikimit, të miturit në konflikt me ligjin, personat me aftësi të kufizuar, persona me të ardhura të pamjaftueshme ekonomike sikurse komunitete vulnerabël si ai rom e egjiptianë.
Nëpërmjet marrëveshjes midis Gjykatës se Rrethit Fier dhe “Fondacionit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” Fshdpak Adrf pranë kësaj qendre do të mundësohet edhe ndihma dytësore falas nga avokatë të mbeshtetur nga fondacioni për të arritur më shumë akses në drejtësi për këto grupe vulnerabël.
Falënderojmë për mbështetjen PNUD-in dhe qeverinë austriake, e cila përmes “Agjencisë Austriake për Zhvillim” financoi hapjen e kësaj qendre.
Fieri është qarku i dytë pas Elbasanit me një Qendër të Ndihmës Ligjore parësore falas. Të tjera qendra të këtij lloji, Ministria e Drejtësisë do të hapë edhe në qarqe të tjera të vendit për të garantuar shërbimin e ndihmës juridike sa më pranë qytetarëve.